Njëri nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së fundit, Giorgio Chiellini, ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist aktiv.
Chiellini i cili aktualisht është futbollist i Los Angeles në MLS, do të varë këpucët në gozhdë në moshën 39 vjeçare pasi edhe kontrata me ekipin amerikan i skadon në fund të këtij muaji.
Italiani për 22 vite ishte pjesë e Juventusit duke arritur të fitojë 9 tituj të kampionit, 5 kupa të Italisë, 5 superkupa të Italisë, teksa për një kohë ishte edhe kapiten i kësaj skuadre. Përveç sukseseve me klubin, Chiellini është shpallur kampion i Evrops me Italinë në vitin 2021.