14.5 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Pensionistët kërkojnë heqjen e lajmërimit se “janë gjallë”

- Advertisement -

Punuan e kontribuuan gjatë gjithë jetës por pleqërinë nuk po e jetojnë të dinjitetshme.

Kështu i përshkruan vitet e pleqërisë kryetari i Sindikatës së Pensionistëve, Sadik Gjikolli.

Në popullsinë e Kosovës, sipas të dhënave të vitit 2023, personat mbi 65 vjet përbëjnë 11% të popullsisë apo afër 170 mijë pensionistë.

Të mundimshëm e tejet jonjerëzor pensionistët po e konsiderojnë faktin që shtetit duhet t’ia dëshmojnë se po marrin frymë ende çdo 6 muaj.

Ankesa lidhur me këtë detyrim, Gjikolli thotë se merr në mënyrë konstante nga pensionistët që përfaqëson.

Shëndeti i ligë të cilin po ua sjellë mosha, ai shprehet se po ua vështirëson pritjen dhe angazhimin në këtë detyrim që ua dha shteti.

Për KIKS Kosovën kryetari i Sindikatës së Pensionistëve tha se bashkëmoshatarëve të tij po u duhet që të udhëtojnë nga lagje të ndryshme të Prishtinës, mundim ky në vete.

Sipas tij, të paktën caktimi i më shumë pikave për paraqitjen e pensionistëve do e lehtësonte procesin.

Largimin e këtij obligimi, kryetari thotë se e kërkuan shumë herë nga udhëheqësit mirëpo parasysh ajo ankesë nuk u mor asnjëherë.

Të ngjashme

Të fundit