1.7 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Pensionistët i quajnë “lëmoshë” pensionet që marrin

- Advertisement -

Rritja e pensioneve kontribut-paguese nga Qeveria e Kosovës nga tetori i këtij viti, pensionistët po e konsiderojnë lëmoshë. Sipas tyre, rritja nuk është as e përafërt për t’i plotësuar kushtet e jetesës.

Për 20 për qind u bë rritja e pensioneve nga tetori i këtij viti.

Nga 265 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë më të lartë u rrit në 318 euro.

Megjithatë këtë rritje të pensioneve nga Qeveria e Kosovës, pensionistët po e konsiderojnë lëmoshë.

“Pensionet kërkun, ato lëmoshë janë. 10 euro e 20 euro s’është kurgjë ajo hiç. 10 euro mundet me ia dhënë një fukaraje, s’është kurgjë ajo hiç. Unë kontributdhënës, mbi 30 vjet punoj e 82 euro e kam pasë deri vonë. Çka me ba me to? Një kontrollim teknik me e bo është 100 euro. Çka me ba me tjerat? Ku është rryma, ku është uji, ku janë tjerat sene. Shumë shumë dobët”, tha qytetari Sylejman Muqiqi.

E për Ilmi Gashin, pensionet nuk i plotësojnë kushtet e jetesës as për së afërmi.

“Paga minimale është 350 euro tash, a pensioni më i madh 218 euro, çka do të thotë se është nën nivelin e pagës minimale, pra s’ki çka flet më shumë. Dmth s’mundet me qenë as përafërt me diçka çka i plotëson kushtet”, tha Gashi.

Kjo gjendje është shqetësuese për vet ekonomistët.

“Kur flasim me gjendjen e tanishme, pra që nuk kemi sigurim shëndetësor, i kemi pensionet çfarë i kemi, që për fat jo të mirë nuk e plotësojnë as pjesën e shërbimeve të shëndetësisë, e mos të flasim te shporta e konsumit, kur dihet që inflacioni ka gjithmonë trend të rritjes”, tha ekonomisti, Mustafë Kadrijaj.

Në Kosovë janë mbi 300 mijë pensionistë.

Ndërkaq pensioni bazik i moshës është rritur në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për atë të tretë 256 euro dhe për atë të katërt 318 euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit