Është një ndër kërkesat e kahmotshme të tyre.
Por së shpejti, një e tillë do të realizohet me miratimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve policorë.
Sipas këtij projektligji, policët mbi moshën 55-vjeçare do të shkojnë në pensionim të parakohshëm.
Mirëpo, mosha mesatare rreth 47 vjeç në Policinë e Kosovës, duke se do ta vështirësojë një vendim të tillë.
Andaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka dalë me një propozim në mënyrë që mos të ketë një zbrazëtirë në këtë institucion.
“Vërtetë këtu mungon vetëm vullneti sepse kjo mund të bëhet në tri faza të pensionimit jo përnjëherë të pensionohen në moshën 55-vjeçare. P.sh të shkohet fillimisht deri në moshën 62–vjeçare faza e parë, faza e dytë deri në moshën 58-vjeçare dhe e treta deri në moshën 55-vjeçare, kështu që duke inkuadruar policë të rinj në vazhdimësi këto tri faza i mbulon”, ka thënë Zeqiri për Tëvë 1.
Sipas kryesindikalistit miratimi i këtij projektligji është jetik për Policinë e Kosovës, derisa shton se çdo variant tjetër është i papranueshëm.
“Edhe mosha por edhe pensionimi me 100 euro definitivisht janë shumë të papranueshme prandaj ne si Sindikatë nuk do të heqim dorë nga kërkesa që Ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare të bëhet sa më parë por të bëhet një ligj që do të ketë zyrtari policor një pension të dinjitetshëm por edhe jo më ndryshe apo më pak se siç është Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thotë ai.
Edhe nënkoloneli në pension, vlerëson se një vendim i tillë do ta ndihmonte punën e Policisë së Kosovës.
“Mendoj se është i qëlluar një vendim i tillë që me faza me shku në pensionim për shkak se nëse shkojnë në pensionim një shumë e madhe e policëve mbetet një zbrazëtirë në PK kështu që duhet me faza në tri apo katër varësisht nga nr i policëve që do të edalin në pension në mënyrë që të plotësohen me policë të rinj që janë professional. Secila fazë dmth del në pension plotësohet me gjeneratat e reja dhe kështu gradualisht deri sa të plotësohet numri për arsye se nëse dalin në tërësi të gjithë në pension 65 vjeç atëherë krijohet zbrazëti në Policinë e Kosovës për shkak se shkojnë shumica prej tyre një kohë të gjatë janë në Polici edhe janë profesional kështu që është vështirë me zëvendësu me gjenerata të reja menjëherë gjithë atë numër”, shprehet Morina.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një takim me Sindikatën ka bërë të ditur vetëm se janë duke punuar për këtë projektligj dhe se nuk dihet ende se kur do të dërgohet në Kuvend për miratim.