Sulmuesi uellsian, Gareth Bale ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga futbolli në moshën 33-vjeçare.
Bale përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij për klube dhe kombëtaren uellsiane.
Përveç karrierës së pasur, uellsiani 33-vjeçar është njohur edhe për realizimin e golave spektakolar.
Ndër golat më të bukur, Bale i ka shënuar edhe në finale, përkatësisht në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit në Spanjë sa ishte pjesë e Real Madridit.
Bale kulmin e karrierës e ka regjistruar tek Real Madridi duke fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.
Mëposhtë i gjeni disa nga golat më të mirë të Gareth Bale.