18.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

“Pengesë për tregun”, thirrja e harruar për ri-strukturimin e marrëveshjes KEK-KESCO

Në raporte, ndër vite, ky institucion i BE-së vlerëson se marrëveshja me të cilën kompania private rezervon të drejta ekskluzive mbi energjinë e prodhuar nga ndërmarrja publike, duhet të hiqet gradualisht dhe të ri-strukturohet.Më 2024, në raportin për vendin u theksua mungesa e përparimit në këtë temë – ndërsa ristrukturimi i marrëveshjes përmendet si “thelbësor për krijimin e një tregu të qëndrueshëm, fer dhe konkurrues”.Rregullatori i Energjisë nuk është përgjigjur në pyetjet e Televizionit Dukagjinit për këtë temë, por vite më parë kryesuesi i Bordit, Ymer Fejzullahu, kishte thënë se “ZRRE-ja ishte përjashtuar nga kjo marrëveshje”.
Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa tha se marrëveshja është e dëmshme “sepse e redukton likuiditetin e energjisë elektrike që tregtohet në vend”.“Prandaj, si kontratë ose duhet të rishikohet që të mundësohet kjo energji elektrike të shitet në treg, të gjinden forma kreative se si ka mundësi që kjo sasi e energjisë elektrike të tregohet nëpërmjet tregjeve të energjisë, ALPEX ose edhe komplet si kontratë të shfuqizohet dhe KEK-u të ketë të drejtën që këtë sasi të energjisë elektrike ta shesë në tregun me shumicë, atë të ALPEX”, ka deklaruar ai.Pasi tha se ka përputhje mes qëndrimit të tyre dhe deklaratës së fundit të BE-së, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti theksoi se nuk janë kundër hapjes, por kundër mënyrës se si po bëhet ajo.“Këtu nuk jemi duke folë për liberalizim të tregut, këtu jemi duke folë për monopolizim, sepse këtu është vetëm një kompani e cila po ofron, dhe po flasim për 260 euro, është situatë e jashtëzakonshme. Sot porsa fola me një biznes, që është i jashtëm ta quaj, është mërgimtar i joni, i cili ka paguar 10 mijë euro në muaj për biznesin e tij në gastronomi, me liberalizim ai duhet t’i paguaj 40 mijë euro në muaj”, ka theksuar Ahmeti.Ai theksoi se edhe raportet e BE-së për vendin, ndër vite përsërisin thirrjen për heqje të monopolit dhe hapje të sistemit.“Edhe në rastin e KEK-ut duhet të hapet sistemi. Shumë më mirë, unë jam i bindur që shumë kompani do të ishin menjëherë të gatshme të futen proces të liberalizimit duke bërë vetë kontratë me vetë kompaninë, në këtë rast me KEK-un, për ta ndihmuar këtë kompani tonën që e kemi si prodhuesin më të madh të energjisë që aktualisht e kemi në vendin tonë, se sa në këtë situatë. Shiko çfarë situate është: KEK-u duhet t’ia ofrojë KEDS-it me një çmim tepër të lirë energjinë, KESCO ta ofron ty çmimin 260 euro me atë rrymë që e merr nga ai”, ka deklaurar Ahmeti,Aktualisht, bazuar në marrëveshjen për furnizim me shumicë dhe pajtimin e ZRRE-së, KEK-u i shet KESCO-s energji elektrike me çmim 29.5 euro për megavat.Ndërkaq, me tarifën ditore, konsumatorëve shtëpiakë, KESCO, një megavat ua shet për rreth 100 euro.Pjesë nga raporti: “Nën këtë marrëveshje KEK-u rezervon shumicën e kapaciteteve prodhuese për KESCO-n, në masën e nevojshme, për të përmbushur detyrimet e shërbimit publik. Kosova duhet të ri-strukturojë marrëveshjen për furnizim me shumicë, e cila është thelbësore për të krijuar treg të qëndrueshëm, fer dhe konkurrues, si dhe për të mbështetur operimin e suksesshëm të ALPEX-it”.

Të ngjashme

Të fundit