8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pence: Aktakuza e mundshme ndaj ish-presidentit Trump “i ngjason një hetimi politik”

- Advertisement -

Ish-nënpresidenti Mike Pence tha për rrjetin ABC News të dielën se veprimet e mundshme ligjore nga zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattanit duken “si të ndikuara politikisht”.

Duke folur në ABC ‘This Week’, zoti Pence tha se aktakuza e mundshme ndaj ish-presidentit Trump “duket si një hetim i ndikuar politikisht. I pyetur në lidhje me thirrjet e zotit Trump për protesta në rast se ai vihet nën akuzë, zoti Pence tha se ai mendon se protestuesit do ta kuptojnë “se duhet ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore dhe të ligjshme”.

Ish-Presidenti Donald Trump shkruajti dje në një postim në rrjetet sociale se ai pret të arrestohet të martën ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të protestojnë. Ai nuk përmendi në postim akuzat e mundshme që mund të ngriheshin ndaj tij.

Një zëdhënës i ish presidentit Trump tha të shtunën se “nuk ka patur asnjë njoftim” për një arrestim të mundshëm dhe zoti Trump nuk ofroi prova mbi rrjedhjen e informacionit nga zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattanit.

Deri më tani, ndaj asnjë presidenti të Shteteve të Bashkuara, në detyrë apo pas përfundimit të mandatit, nuk janë ngritur akuza penale.

Zoti Trump tha se ai do të vazhdonte fushatën për zgjedhjet presidenciale edhe në rast se ndaj tij do të ngriheshin akuza. /VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit