6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Penalltia mashtruese e Neymarit që e detyroi FIFA-n t’i ndryshojë rregullat dhe ta ndalojë atë

- Advertisement -

Duket si një jetë më parë që kur një yll i ri brazilian i quajtur Neymar shpërtheu në skenë me Santos, përpara se të vazhdonte të luante për Barcelonën, Paris Saint-Germainin dhe tani Al-Hilalin në Arabinë Saudite.

Tani në moshën 32-vjeçare dhe me sa duket në vitet e fundit të karrierës së tij, tifozët e amerikano-jugorit po kujtojnë se si ai dikur bëri që FIFA të ndryshonte rregullat e tyre për penallti për shkak të efektivitetit të teknikës së tij të goditjes nga pika e bardhë.

Neymar shënoi 73 gola në 142 paraqitje për Santos përpara se të siguronte një transferim të ëndrrave te Barcelona në vitin 2013.

Së fundmi është bërë virale një video që tregon yllin brazilian duke shënuar penallti me stilin e tij të mëparshëm të pazakontë, gjatë kohë sa ishte pjesë e skuadrës braziliane, të cilin ai përfundimisht u detyrua të ndalonte, shkruan “Daily Mail”.

Ikona e Brazilit shënoi 11 nga 14 penalltitë që ai i ekzekutoi sa ishte pjesë e Santosit, me të paktën pesë prej tyre që u kthyen në gol duke përdorur atë “stil të pazakontë”.

Shpesh duke marrë topin dhe duke e vendosur atë në vend, Neymar ndalonte para se ta godiste topin, duke bërë kështu që portieri kundërshtar të hidhej para kohe – me sulmuesin që pastaj e kishte shumë më të lehtë të shënonte.

Portierët kundërshtarë besojnë se ai veprim i dha lojtarit një avantazh të padrejtë sepse vonoi kohën e reagimit të tyre kur përpiqeshin të bënin një pritje.

Veprimi i tij kontribuoi që FIFA të sillte një vendim 14 vjet më parë, që ndaloi përdorimin e atij “stili” në futbollin profesionist.

Organizata botërore e futbollit e etiketoi teknikën e mëparshme të penalltisë së Neymarit si “josportive” dhe ndryshoi ligjin në mënyrë që lojtarët të mos ndalojnë përpara se të godasin topin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit