Mbrëmjen e së shtunës si pasojë e vërshimeve kanë vdekur dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar.
Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi.
Ai u shpreh i gatshëm të ofrojë ndihmë për banorët e Pejës dhe Kosovës kurdo që kanë nevojë.
“Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllime”, tha Peleshi.
“Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë!”, theksoi ai.