BallinaSport Sport Pele 1940-2022: Legjenda në 10 fakte e shifra 14:03 | 30/12/2022 FacebookWhatsAppViber By GAZETA SCANNER 0 154 - Advertisement - Legjenda braziliane e futbollit, Pele, i cili u ngrit nga një i varfër këmbëzbathur për t’u bërë njëri prej sportistëve më të mëdhenj dhe më të njohur në historinë moderne, vdiq më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare. I hedhim një vështrim karrierës së tij. 1. Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele, veshi fanellën e famshme me 10-sh në shpinë, pasi iu caktua ky numër gjatë Kupës së Botës më 1958. 2. Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur. 3. Pele filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare. 4. Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare. 5. Më 1958, në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën e Botës. 6. Rekordi, që Pele e vuri si lojtari më i ri që ka fituar trofeun e Kupës së Botës, në moshën 17-vjeçare, ende qëndron. 7. Në Kupën e Botës 1970, Pele regjistroi gjashtë asistime – rekord për një kampionat botëror. 8. Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Brazilin, me 77 gola në 92 paraqitje ndërkombëtare, bashkë me Neymarin, i cili golin e 77-të e shënoi në Kupën e Botës 2022. 9. Më 1959, ai shënoi 127 gola për Santosin, që mendohet të jetë shifra më e madhe e golave të shënuar nga një futbollist i një klubi brenda një viti kalendarik. 10. Gjatë tërë karrierës së tij, Pele shënoi gati 1 300 gola, duke i llogaritur edhe ata në ndeshjet jogaruese. /REL/ Të ngjashme Carlo Ancelotti vendos të largohet nga Real Madridi 16:54 | 20/01/2025 Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj emërohen ndihmëstrajnerë në ekipet kombëtare U21... 16:46 | 20/01/2025 Presidenti Ademi priti talentet e përzgjedhur nga Barcelona, ju uron suksese... 14:52 | 20/01/2025 Zidane kundërshtoi Ferguson-in për Steven Gerrard, kur tha se ai nuk... 10:25 | 20/01/2025 Van Dijk po largohet nga Liverpooli? Agjenti i tij në bisedime... 09:41 | 20/01/2025 Sir Alex Ferguson zbulon pendimin e tij më të madh sa... 09:15 | 20/01/2025 Më shumë Artikulli paraprakLargohen barrikadat në Veri, lirohen për qarkullim dy pikat kufitare Jarinje dhe BërnjakArtikulli tjetërIsh drejtori i Telekomit e padit për shpifje Armend Mujën e VV-së GAZETA SCANNER 122,026FansaPëlqeje12,000NdjekësitNdjek Të fundit Sport Carlo Ancelotti vendos të largohet nga Real Madridi Sport Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj emërohen ndihmëstrajnerë në ekipet kombëtare U21 e U19 Sport Presidenti Ademi priti talentet e përzgjedhur nga Barcelona, ju uron suksese të mëtejme Sport Zidane kundërshtoi Ferguson-in për Steven Gerrard, kur tha se ai nuk “ishte top lojtar” Sport Van Dijk po largohet nga Liverpooli? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur Sport Sir Alex Ferguson zbulon pendimin e tij më të madh sa ishte trajner i Man Utd Më shumë
I hedhim një vështrim karrierës së tij. 1. Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele, veshi fanellën e famshme me 10-sh në shpinë, pasi iu caktua ky numër gjatë Kupës së Botës më 1958. 2. Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur. 3. Pele filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare. 4. Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare. 5. Më 1958, në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën e Botës. 6. Rekordi, që Pele e vuri si lojtari më i ri që ka fituar trofeun e Kupës së Botës, në moshën 17-vjeçare, ende qëndron. 7. Në Kupën e Botës 1970, Pele regjistroi gjashtë asistime – rekord për një kampionat botëror. 8. Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Brazilin, me 77 gola në 92 paraqitje ndërkombëtare, bashkë me Neymarin, i cili golin e 77-të e shënoi në Kupën e Botës 2022. 9. Më 1959, ai shënoi 127 gola për Santosin, që mendohet të jetë shifra më e madhe e golave të shënuar nga një futbollist i një klubi brenda një viti kalendarik. 10. Gjatë tërë karrierës së tij, Pele shënoi gati 1 300 gola, duke i llogaritur edhe ata në ndeshjet jogaruese. /REL/