25.6 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Pejës i bllokohen xhirollogaritë, s’ka pagesa të subvencioneve e as transfere

- Advertisement -

Që një javë komuna e Pejës nuk mund të kryejë transfere bankare.

Kjo pasi që nga e hëna që lamë pas, kësaj komune i janë bllokuar xhirollogaritë bankare.

“I kemi dërguar shkresë Ministrisë së çfarë ka ndodhur, ku është problemi që janë bllokuar xhirollogaritë pa paralajmërim, na ka ndodhë që pagesat me shujta të profesorëve me na u blloku, janë tërheq mjetet që janë të destinuara për ta por e kemi ditur paraprakisht, kjo është hera e parë që bllokohen mjetet e institucionit pa paralajmërim pa njoftim pa kurgjo dërgojmë email, po prapë nuk kemi përgjigje.”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënës i komunës.

Por cilat janë pasojat e bllokimit të xhirollogarisë?

“Për momentin ne nuk mundem te bëjmë pagesa kontraktuar edhe subvencione çka kemi pas me transferuar tek qytetarët ose pagesa të tjera”, thotë Zekaj.

E nga opozita në Komunën e Pejës thonë se e kanë pritur një bllokadë të tillë.

“Për fat te keq, komuna nuk e ka parapa një ndarje për këto raste, kjo ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive ku këto mjete janë marrë nga ana përmbarimore për shujtat e arsimtarëve të cilët kanë shku miliona euro”, thotë Naim Bytyqi asamblesit.

Nga ministria e Financave kanë deklaruar se ky veprim është pjesë e zbatimit ligjor dhe nuk paraqet bllokim të plotë të llogarive.

Të ngjashme

Të fundit