Klasikja midis Sigal Prishtinës dhe Pejës ka shkuar në favor të mysafirëve, pasi u mbyll 78-82.
Adrio Bailey i prishtinasve ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje, me 25 sosh.
Te Peja, më i dalluari me pikë ishte Musab Malaj, me 22.
Pas 19 javësh, Peja numëron 29 pikë në vendin e tretë, teksa Prishtina mbetet e gjashta me 27 sosh.






