0.3 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

- Advertisement -

Pak pas humbjes nga Golden Eagle Ylli, KB Peja ka prezantuar trajnerin e ri.

Kroati Damir Milaçiq do të jetë në krye të Pejës për pjesën e mbetur të sezonit.

Milaçiq te Peja e zëvendëson trajnerin amerikan Greg Gibson që u largua të premten.

“Njoftojmë që klubi ynë, kryetrajner për pjesën e mbetur të sezonit – do ta ketë kroatin Damir Milaçiq. Përpos karrierës së pasur si basketbollist, nga viti 2012 e ushtron punën si trajner – ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Kroaci, me një eksperiencë poashtu në Belgjikë”, ka shkruar Peja në njoftim.

Gjatë sezonit 2024/25, 51-vjeçari ishte emëruar trajneri i vitit në Kroaci.

“Milaçiq merr drejtimin e skuadrës nga nesër, me eksperiencën e tij që do jetë kyçe për GO+ Pejën në pjesën e mbetur të sezonit”, ka shkruar Peja.

Aktualisht, Peja në vitin 2026 i ka humbur të gjitha ndeshjet, katër në Superligë dhe një në kuadër të Kupës së Kosovës.

Gjithashtu, me rezultat zyrtar (20:0), e ka humbur një ndeshje në ligën ENBL.

Në Superligë, Peja është e treta në tabelë me 24 pikë të mbledhura.

Të ngjashme

Të fundit