Peja nuk ka qenë në gjendje të mbajë fitoren ndaj ndaj skuadrës izraelite Hapoel Beer Sheva. Ka pësuar humbje në fund. Ndeshja e cila ishte në kuadër të Ballkan Ligës është mbyllur me rezultat 88-89 për mysafirët.
Çerekun e parë e ka fituar Peja, të dytin e ka humbur, të tretin e ka humbur, kurse i katëri është mbyllur baraz 77-77. Klubi kosovar ishte i pafat në përfundim të takimit, ku mori një treshe në sekondat e fundit, e cila vendosi edhe fatin e përballjes.
Purvis kreu ndeshjen me 26 pikë për Pejën, kurse e Hapoel Beer Sheva më efikasi ishte David Efiyani me 17 pikë.
Kjo ishte humbja e parë për Pejën në Ligën Ballkanike.