Skuadra e Pejës ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 23-t të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Peja triumfoi me shifrat 101:69 ndaj Proton Cable Prizrenit.
Skuadra pejane gjatë tërë ndeshjes ishte më e mirë, ndërsa dallimin e bëri në çerekun e dytë dhe të fundit. Me këtë fitore, Peja ka tubuar 40 pikë dhe mbetet e dyta në tabelë kurse Prizreni zë vendin e parëfundit me 20 pikë.
Justin Davis me 21 pikë të shënuara ishte më efikasi te Peja, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Kwame Vaughn me 14 pikë e Arian Qallaku me 16 pikë të realizuara. Te Proton Cable Prizreni, katër basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore. Më i mirë ishte Isiah Kelly me 14 pikë e 13 kërcime.