Peja ka fituar derbin kundër Prishtinës, me rezultatin 70:76.
Sigal Prishtina e nisi me humbje edicionin e ri në Superligën e Kosovës, me humbjen e pësuar ndaj Pejës.
Pejanët ishin më të qetë në sekondat e fundit të ndeshjes dhe arritën ta mbyllin ndeshjen me rezultatin 70:76.
Më i dalluari te Peja ishte Purvis me 17 pikë të shënuara, kurse te Prishtina shkëlqeu Dardan Berisha me 25.
Derbi u shëmtua nga sjelljet e tifozëve të cilët në fund të ndeshjes sulmuan lojtarët pejanë, pas një ngulitje të Purvis.