-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Pedri: Xavi kishte gjoba për vonesa, Flick na lë në stol

- Advertisement -

Mesfushori Pedri ka zbuluar se Hansi Flick e la në stol mbrojtësin Jules Kounde në përballjen ndaj Alavesit shkaku i vonesës në stërvitje.

Spanjolli ka treguar dallimet mes teknikut gjerman dhe ish trajnerit Xavi Hernandez, ku ky i fundit i gjobiste për çdo vonesë.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Pedri ka treguar se nëse je vonë tani me Flick, atëherë do të qëndrosh në stol.

Secili trajner ka denimet e veta. Xavi na gjobiste për çdo minutë. Paratë nga gjobat pastaj përdoreshin për darkë dhe normalisht na i dhuronim në shoqatë”.

Me Flick është ndryshe, nëse je vonë atëherë nuk luan. Për mua të mos luaj është më keq. Kjo është ajo që ndodhi me Kounden ndaj Alavesit”.

Ndërkohë, Pedri ka dhënë lëvdata për Flick: “Është person shumë i afërt, ndonjëherë kam probleme me gjuhën. Është e vërtetë që kemi një përkthyes dhe të gjitha bisedat përkthehen, por është shumë i qasshëm”.

Ka ide të qarta dhe si një gjerman është shumë direkt, por kam menduar që ka qenë më serioz. Mbi të gjitha, ai flet me ata që s’luajnë, më ka befasuar për mirë. Po na bën ta shijojmë vetën në fushë”.

Ndërkohë, Barcelona nga shumë analistë tani po vlerësohet si favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit