Gjatë ditës së sotme, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka mbetur pa rrymë për disa orë.
Në media u publikuan edhe pamje nga aty në terr, ku pacientët që ndodheshin në klinikë po përballeshin me të ftohtin e kësaj dite.
Prindërit e fëmijëve që po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë, treguan se kjo klinikë furnizohej me rrymë përmes gjeneratorit. Po ashtu, nga pamjet vërehej se disa shërbime kryheshin me “kablla vazhduese”.
Prindërit treguan gjendjen me furnizimin e energjisë elektrike.
“Unë e kam djalin në kirurgji. Rryma u ndalte e vinte, luhatej kështu dhe pastaj dhoma u ftoh pak,” deklaroi një prind.
Ndërsa një prind tjetër tha se problemet me rrymën kishin zgjatur për një kohë.
Më tej ata treguan se kjo luhatje e rrymës kishe shkaktuar edhe frikë tek fëmijët
”Lujke rryma e qika ja nisi me mu tut pak valla”, tha një tjetër prind i një pacienti