16.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Peci: VV mund ta propozojë gjithë kabinetin qeveritar për kryetar Kuvendi, faji do t’i mbetet ish-opozitës

- Advertisement -

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar strategjinë e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje në përpjekjet për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se VV mund të paraqitet si palë konstruktive duke ofruar kandidatë për kryetar Kuvendi, ndërsa përgjegjësinë për bllokimin t’ia lërë opozitës.

“VV mund të thotë se i ofrova krejt këta kandidatë, dhe opozita është fajtore që nuk po voton konstituimin e Kuvendit. Mendoj se do t’i qesin të gjithë anëtarët e qeverisë si kandidatë për kryetar Kuvendi. Ish-opozita do të bie në një pozitë të palakmueshme, e cila mund të çojë në ‘minusra politikë’ – dhe këta minusra do t’i hajë ish-opozita”, tha Peci.

Të ngjashme

Të fundit