-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Peci: VV dhe Guxo janë në koalicion, s’ndodhi formalisht për shkak të afateve kohore

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njëherit edhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me koalicionin parazgjedhor me Vetëvendosjen, duke thënë se ata janë pjesë e tij.

Peci u shpreh se ky koalicion nuk është bërë në formë formale, për shkak siç u shpreh ai, afatit kohor të përcaktuar nga KQZ-ja.

“GUXO do të jetë shumë i rëndësishëm në procesin e koalicionit të cilin tashmë e kemi arritur, që nuk është një koalicion formal, ashtu siç edhe ne e dëshironim, përmes përfshirjes së logos, megjithatë jemi bashkë, sikurse kemi qenë në zgjedhjet e kaluara”.

“Ne kemi thënë që afati kohor i përcaktuar nga KQZ-ja nuk na ka mundësuar që t’i rezaurojmë të gjitha aspektet statutare dhe ligjore, në këtë rast nuk po flasim as për Guxo dhe as për Alternativën, por po flasim për subjektin më të madh politik në vend Lëvizjen Vetëvendosjen, për shkak se ata pjesë të statutit dhe detyrimit të tyre e kanë që koalicionet parazgjedhore të iu nënshtrohen një referendumi, një anëtar, një votë”.

“Vetëvendosja i kishte diku mbi 60 mijë anëtarë të regjistruar dhe të evidentuar, e kjo nënkuptonte që procesi i organizimit të një referendumi të tillë do të merrte kohë, pavarësisht që ne jemi njoftuar edhe për vendimin që e ka pasur kryesia e subjektit politik, Vetëvendosje, në të cilin kanë parapëlqyer koalicionin ose vazhdimin e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo-s dhe Alternativës”, është shprehur tutje Peci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit