20.7 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Peci: Vjosa Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e “bixhozit”

- Advertisement -

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21, Lulzm Peci deklaroi se ”nuk jemi të vetëdijshëm për çfarë kemi fituar realisht si vend, dhe se perceptimi se bota na ka borxh është i gabuar”.

Ai shtoi se ne i kemi borxh Perëndimit për pavarësinë e Kosovës, ndërsa përplasja politike në vend ka marrë dimensione të pazakonta.

Tutje Peci, vlerëson se politika në Kosovë është futur në një fazë të “bixhozit”, ku edhe Vjosa Osmani, e cila më parë kritikonte tani i është bashkuar Albin Kurtit në këtë lojë politike.

“Nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë kemi fituar. Mendojmë se bota na ka borxh diçka, ndërkohë që ne i kemi borxh Perëndimit për pavarësinë e Kosovës. Ata asnjë pikë borxh nuk kanë për ne. Jemi në një fazë kur Vjosa Osmani thoshte në parlament se e kishte bërë shtetin ‘bixhoz’ për Albinin, dhe tani kjo është pranuar edhe nga Albini. Pikërisht ‘bixhozit’ ia ka bërë këtë arritje, që në parametra politikë normalisht ka qenë e paimagjinueshme, sepse ‘bixhozit’ e kanë fituar Kosovën,” tha  Peci.

Të ngjashme

Të fundit