Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar në zyrën e tij kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
Peci ka uruar Hetmin për detyrën e re duke thënë se tash Hetemi është sherifi i ri i qytetit.
Këtë thënie e kishte përdorur edhe presidentja, Vjosa Osmani.
“Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit.
Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare.
There’s is a new sherif in town!