Në emisionin “Këndi i Debatit” Peci tha se në shtatorin e vitit të kaluar, Qeveria ka marrë një vendim në të cilin ka themeluar një trup koordinues ndërinstitucional që i adreson çështjet fatkeqësive natyrore, ku hyjnë edhe vërshimet.
Ai tha se ministritë janë duke i bërë vlerësimet për dëmet e shkaktuar teksa tregoi se kanë marrë përkrahje edhe nga organizatat ndërkombëtare.
“Gjithë sektorët dhe ministritë janë duke i bërë vlerësimet e veta dhe ne si Ministri e Bujqësisë kemi angazhuar ekipet e caktuara që zakonisht procesi i dëmëve të shkaktuara në terren vije nga vlerësimet që i harojnë komunat, por në këtë rast edhe ne kemi marrë përkrahje edhe nga organizatat ndërkombëtare dhe kemi me qenë në shërbim dhe në bashkëvlerësime e proceseve të dëmëve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë”, tha Peci.
Tutje Ministri i Bujqësisë tha se kompensim do të ketë dhe se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’u dal në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet.
“Kompensim do të ketë, por qasja dhe mënyra si do të ndodhë ky kompensim pas vlerësimit do të jetë një nivel i vlerësimit ndërqeveritarë dhe aspekti i përkrahjes financiare do të thotë shtron nevojën e një vendimi të ri qeveritar se kur do të realizohet ai në këtë fazë nuk mund ta them, por megjithatë është e siguritë që Qeveria e ka përkushtimin, angazhimin dhe detyrimin që t’u dal në ndihmë këtyre zonave dhe qyteteve të prekura”, shtoi ai.
“Ky është viti që shënon njërën nga vërshimet më të mëdhaja që ka ndodhur më shumë se 40 vite më parë, diku 44 vite më parë ka ndodhur një vërshim i tillë në Mitrovicë dhe këtë vit është përsëritur”, tha Peci.
Ndërkohë Kosova javën e kaluar është përballur me vërshime të mëdhaja ku komunat më të prekura janë, Klina, Mitrovica, Skenderaj, Klina por dhe Istogu. Ka pasur edhe komuna tjera që janë prekur sidomos në sektorin e bujqësisë, sidomos Podujeva./Teve1.info/