Këtë deklaratë Peci e bëri në emisionin “ResPublika” në tëvë1 teksa tha se kush mendon që mund të arrihet marrëveshja finale me Serbinë pa Asociacionin ose është duke e mashtruar vetën ose është duke e mashtruar opinionin publik.
“Nëse Qeveria e Kosovës nuk tregon vullnet me bë Asociacionin atëherë nuk do të ketë marrëveshje finale. Kush mendon që mund të arrihet marrëveshja finale me Serbinë pa Asociacionin mendoj që ose është duke e mashtruar vetën ose është duke e mashtruar opinionin publik, ajo është e pamundshme. Pa Asociacion nuk ka vullnet as në Bashkësinë Ndërkombëtare që të bëhet ndonjë marrëveshje e cila do ta anashkalonte këtë çështje”, tha ai.
Tutje Peci tha se prej vitit 2017 deri në vitin 2020 askush nuk e ka përmendur Asociacionin sepse ka qenë në plan të bëhet diçka tjetër, mirëpo sipas tij. kur dështoi plani për këmbim territorial atëherë u rikthye përsëri Asociacioni.
“Ne tash jemi në atë pozitë e cila do të jetë e pashmangshme themelimi i Asociacionit, është i pashmangshëm, nëse nuk tregojnë vullnet me bë asociacionin atëherë Kosova do të shpallet si fajtore për bojkotim të negociatave edhe pasojat për vendin tonë do të jenë të mëdha deri në atë nivel të humbjes së përkrahjes ndërkombëtare”, shtoi ai.
Sipas Pecit përveç humbjes së përkrahjes ndërkombëtare kjo mund të ketë edhe mund një pasojë tjetër e cila do të ishte katastrofale për Kosovën.
“Nëse ne konsiderohemi fajtorë atëherë Serbisë do t’i konsiderohet që i ka kryer punët me kapitullin e 35-të dhe mund ta fitoj rrugën e duhur drejt integrimit në BE e kjo kishte me qenë katastrofale për neve”./Teve1.info/