-4.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Peci thotë së në Mitrovicë do të ndërtohet spitali i ri dhe modern

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se me formimin e Qeverisë Kurti 3 do të nis ndërtimi i një spitali modern për këtë qytet.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vita.

“Sot mirëprita në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Diskutuam në lidhje me sektorin e shëndetësisë, posaçërisht për projektet që do të realizohen në Mitrovicë nga kjo ministri si dhe për ecurinë dhe dinamikën e realizimit të projektit për ndërtimin e spitalit. Spitali i ri, me hapësira moderne dhe me të gjitha shërbimet shëndetësore, do të realizohet, ndërsa implementimi i tij do të fillojë sapo Qeveria Kurti 3 të formohet”, ka shkruar Peci.

Ai ka njoftuar së është shqyrtuar mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të QKMF-së.

Të ngjashme

Të fundit