Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se do të jetë pjesë e qeverisë Kurti 3.
Ai ka thënë se gjatë këtyre katër vjetëve ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, por sipas tij edhe votat e marra nga qytetarët më 9 shkurt kanë vlerësuar punën e bërë.
Për këtë ai në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se të gjitha dispozitat flasin që ai të jetë pjesë e qeverisë Kurti 3.
“Nuk dihet krejt me saktësi se kush do të jenë ministrat dhe kush në cilin do të jetë. Partneriteti dhe bashkëpunimin, këtë rast edhe imi si kryeministrin ka qenë i shkëlqyeshëm edhe vota e qytetarëve që është demostru këtë rast edhe ndaj meje ka qenë një përcaktim i votueseve që unë të vazhdoj të punoj me përkushtimin dhe angazhimin e rezultateve që kam treguar në ekzekutiv dhe rrjedhimisht i bie që të jemi njëri nga ministrat e qeverisë Kurti 3. Krejt dispozitat flasin që do të jem pjesë e qeverisë Kurti 3”, ka thënë ai.