Deputeti Hekuran Murati ka dalur në kundërshti me deklaratën e kolegut Faton Peci.
Peci tha se ose themelohet Kuvendi ose shkojmë në zgjedhje. E Murati theksoi që zgjedhjet janë opsion që nuk i duan.
“Duhet konsensus politik. Nuk është qëllimi ynë, ai është opsioni i fundit. Por nëse deputetët refuzojnë, atëherë opsioni i fundit mbetet ai. Ne nuk duam të shkojmë aty, le të konstituohet Kuvend”, tha ai.