-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Peci takohet me homologun e tij të shtetit izraelit, Avi Dichter

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi takim bilateral me homologun e tij nga shteti izraelit, Avi Dichter me të cilin bashkëbiseduan rreth sfidave dhe mundësive për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, sigurisë ushqimore e politikave të sigurimit të ushqimit, e gjithashtu u dakorduan për iniciativa konkrete mes dy vendeve.

Pasi falënderoi Ministrin Dichter për gatishmërinë e shprehur që në një të ardhme të afërt të konkretizojnë dakordësimet e rrjedhura nga ky takim, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh se dyja palët u dakorduan për nxitje të projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë përfitimin e ekspertizës së Izraelit në avancimin e teknologjisë në bujqësi e konkretisht në sistem të ujitjes e dixhitalizim. “Dy vjet pas vendosjes së marredhënieve diplomatike mes shteteve tona, përmes këtij takimi, u pajtuam që edhe më tutje ta thellojmë këtë miqësi mes vendeve tona”, tha gjithashtu z. Peci.

Tutje, Ministri Peci e ftoi Ministrin e Bujqësisë të Shtetit të Izraelit, Avi Dichter që ta vizitojë Kosovën dhe ta shohë më nga afër potencialin e saj zhvillimor bujqësor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit