25.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Peci s’ua jep PIN-in e telefonit prokurorisë, por ata mund të kërkojnë “asistencë profesionale” për ta hapur

- Advertisement -

Është raportuar se deputetit Faton Peci i është konfiskuar telefoni personal nga Prokuroria Speciale në rastin e tij si i dyshuar për çështjen e Fabrikës së Mbetjeve Shtazore – por se Peci ka refuzuar të tregojë PIN-in e telefonit.

Avokati Kujtim Kerveshi thotë se Peci nuk është ligjërisht i detyruar t’ua jep kodin e hapjes së telefonit të tij.

“Subjekti nuk ka asnjë detyrim te jap kodin e telefonit. Një detyrim i tille nuk përcaktohet shprehimisht në asnjë normë”, tha avokati për “Lajmi.net”.

“Në rastin në fjalë prokuroria ka drejt të kërkoj asistencën profesionale qe i njëjti te hapet nëse është e bindur se telefoni si mjet komunikimi ka prova me te cilat prokuroria vërteton fillimisht dyshimin e bazuar e me pastaj, ka mundësi te vërtetoj edhe dyshimin e bazuar mire.”, përfundoj avokati Kerveshi.

Të ngjashme

Të fundit