Faton Peci, kandidat i Guxos e Vetëvendosjes në Mitrovicë ka përdorur strategjinë e njejt me atë të ish-bashkëpariakës së tij, Vjosa Osmani. Ditë më parë Osmani shantazhoi me fjalë boshe mediat, pa asnjë dokument në duar. Sonte Peci në ATV, e kishte përballë Arian Tahirin e PDK-së. Anipse ishin përballë, Peci e ‘kërcënonte’ se ka screeenshots të tij në telefon, por nuk i publikonte.
Debati:
Peci: “Tani nuk të kursej hiç, deri n’fund shkoj. Nalu ma mirë, se i shkoj deri në fund me skandale, nuk del në televizor mo. Mos fol për skandale, se nuk del në televizor mo.”
Tahiri: “O vallahi, gjithë.”
Peci: O ti qes screenshotat
Tahiri: Çfarë screenshota bre?
Peci: Nalu qetu, se del keq. Jo keq po s’del ne televizor ma.
Tahiri: Jo vallahi, s’dal keq, as hiç. Në asnjë verzion unë s’dal keq. Paqt dhe mirë. Gjithmonë.
Kur gazetari e pyeti se a është veprër penale ai screen shot, Peci nuk tha asgjë me rëndësi: Mos të vazhdon ma anej…