-11.6 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Peci reagon pas intervistimit në Prokurori, paralajmëron kallëzim për “kallëzim të rrejshëm”

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pranuar se sot ka qenë në Prokurori për të dhënë sqarime lidhur me një kallëzim penal të ngritur ndaj tij nga LDK-ja, përmes ish-deputetit Paris Guri.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka shkruar se para organeve të drejtësisë është paraqitur, siç u shpreh ai, transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejt, duke  paralajmëruar se së shpejti do t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë për kallëzim penal të rrejshëm ndaj ish-deputetit Paris Guri, duke e akuzuar këtë të fundit për orkestrimin e një fushate shpifjesh dhe insinuatash që, sipas tij, kanë çuar deri te kallëzimi penal kundër tij.

“Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit të saj të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës, Paris Guri. Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, shkroi Peci.

Në reagimin e tij, Peci theksoi se akuzat ndaj tij i konsideron të pabaza dhe shton se, pavarësisht situatës, do të vazhdojë punën e tij.

“Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës. Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan deri te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si minister. Për fund, dua të përsëris dhe t’ju siguroj se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën!”, shkroi Peci.

Të ngjashme

Të fundit