25.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Peci: Qeveria sulmon Gjykatën Supreme për të ruajtur pushtetin, Presidentja, e zënë me udhëtime

- Advertisement -

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke komentuar reagimet e Qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Supreme tha se mënyra e veprimit të pushtetit aktual nuk është befasi, pasi, sipas tij, kjo Qeveri nuk zgjedh asnjë mjet për ta ruajtur pushtetin, qoftë edhe duke cenuar parimin e ndarjes së pushteteve.

“Nuk duhet të habitemi me mënyrën si veprojnë këta, sepse nuk zgjedhin asnjë mjet për t’i arritur qëllimet e tyre – çdo mjet të mundshëm për ta mbajtur pushtetin, edhe pa respektuar ndarjen e pushteteve,” u shpreh Peci.

Teksa foli për rolin e Presidentes në këtë situatë, Peci tha ”Presidentja është shumë e zënë me udhëtime jashtë vendit”.

Të ngjashme

Të fundit