Bashkëkryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci ka folur shkurt para mediave për një takim të mundshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai para fillimit të seancës konstituive u pyet se a do të shkojnë nëse i fton presidentja, pasi u takua me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Jo, s’po mendoj kurgjo. Nëse na fton ne jemi të gatshëm me marrë pjesë…
Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion, por unë mendoj se nuk do të ishte një opsion i mirë. Opsioni i vetëm që mundet me qenë është që duhet të zgjedhet kryeparlamentari” – tha ai.