28.8 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

- Advertisement -

Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se diskutimet u zhvilluan nën një frymë që disa e paragjykuan si farsë, madje pa nisur ende debati.

“Gjatë diskutimeve u paraqitën dy propozime për rrugëzgjidhje pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit,” theksoi Peci.

Ai shtoi se edhe vetë ka paraqitur një propozim konkret – arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, duke u bërë pjesë e një pakoje të përbashkët për dalje nga kriza.

“Fryma që synoj gjatë diskutimit, kishin disa që e quan farsë, këto epitete i thanë ende pa futur në diskutime. Ka pasur dy propozime për rrugëzgjidhje pas vendimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet me qenë pjesa e fontanës së dëshirave se si interpretohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se janë disa terma ku anëtarët e gjykatës duhet ta kenë parasysh afatin 30-ditësh. Edhe unë kam pasur një propozim, është të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, të ketë pako të marrëveshjes”, tha Peci.

Të ngjashme

Të fundit