Drejtori i institut KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se qeveria e re e Kosovës duhet që ta ri-kalibroj me urgjencë politiken e saj me SHBA-së.
Ai ka vlerësuar se gjatë Qeverisë Kurti politika e jashtme e Kosovës ka pësuar disfatë strategjike.
Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se letrat e presidentit Donald Trump për Ditën Kombëtare të Serbisë flasin shumë.
“Prandaj, cilado qeveri që do të themelohet si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit, duhet që ta re-kalibroj me urgjencë poltikën e saj me SHBA-të. Mesazhet e Presidentit Trump tregojnë në mënyrën më të mirë situatën në të cilën gjendemi, dhe kjo është pasojë e disfatës strategjike të politikës së jashtme të Kosovës gjate mandatit të Presidentit Biden. Ta kemi të qartë se tek e tutje fjalët nuk kryejn punë, por veprat e menjëhershme në ndryshimin e politikës së deritanishme. Kush mendon se ky ndryshim i politikës do të ishte servilitet, nuk ka lidhje me kuptueshmërinë e interesave shtetërore”, ka shkruar Trump.