15.7 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Peci: Po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e situatës

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Bujqësisë , Faton Peci, ka deklaruar se, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ende nuk është arritur të zhbllokohet Kuvendi. Sipas tij, Vetëvendosje po i përmbush detyrimet e saj duke marrë pjesë në seanca dhe në procesin e votimit.

“Edhe sot, pas përpjekjes, nuk kemi rezultat në votimin për gjendjen. Ne, në vazhdimësi, po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate. Jemi duke kryer detyrimet tona, duke marrë pjesë në seanca dhe në procesin e votimit”.

“Është e rëndësishme të potencohet se ende nuk kemi ardhur te propozimi i emrit. Përpjekja jonë është që ta kemi një proces votimi të fshehtë, ashtu siç përcaktohet me Kushtetutë”.

“Vullneti i mirë dhe ndërgjegjja mund të kontribuojnë në procesin e zhbllokimit dhe në konstituimin e Kuvendit për mandatarin e qeverisë,” tha Peci.

Të ngjashme

Të fundit