Analisit Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 foli për mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Ai tha se kjo do të ishte mundësi e mirë, mirëpo shprehi drojën se një gjë e tillë mund ta dërgojë vendin në cikël të zgjedhjeve.
Kjo pasi sipas Pecit rezultatit i zgjedhjeve të reja nuk do të ndryshonte shumë nga ky aktual.
“Sepse qito zgjedhje mundëm me të prodhu një rezultat të tillë të përafër që e kemi edhe q ëmund të na çojnnë përsëri në zgjedhje [në mars] sepse nuk mund të zgjedhet presidentja”, tha Peci.
Ai u shpreh pro një qeverisje më gjithpërfshirëse, megjithatë shtoi se kjo qeveri duhet të përfshinte edhe partitë tjera joshqiptare.
“Ajo do të kërkonte edhe Listën Serbe në koalicon, sepse nuk ka kuptim që një komuitet joshumicë të jetë opozita e vetme në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai.