Kandidati i LVV-Guxo për kryetar të Mitrovicës Faton Peci, ka qenë i ashpër me kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri.
Peci në DPT te Fidani ka thënë se festa e Tahirit në rundin e parë, ka qenë festë e një humbësi.
“Kanë filluar t’i besojnë mashtrimit që e kanë përgatitur vetë dhe kanë dalë edhe kanë festuar. Do të thotë është festa e parë e një humbësi në ndonjë komunë të Kosovës që del edhe feston humbjen”, deklaroi Peci në Klan Kosova.
Në rundin e parë të 12 tetorit, Peci ka arritur t’i marrë 15 mijë e 830 vota apo 47.94 për qind.
Derisa Arian Tahiri i PDK-së, njëherësh nënkryetari aktual, i ka marrë 15 mijë e 708 vota apo 47.57 për qind. /Klankosova.tv
*Klikoni






