12.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Peci pas fjalimit të Kurtit para kryeministrit spanjoll: Rekomandoj që lobuesit në Spanjë t’ia rritni pagën në 10 mijë euro

- Advertisement -

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti ku kërcënoi mediat në Kosovë.

Peci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti nuk zgjodhi audiencën e duhur në Nju Jork.

“Kryeministri Kurti nuk e ka zgjedhur audiencen e duhur ne New York, dhe sidomos kryesuesin e socialisteve, Kryeministrin e Spanjes Pedro Sanchez per te thene ate qe e ka thene aty!

Projektimi i qeverive te kaluara te Kosoves si “regjim i vjeter” thuajse fitorja VV te kishte ardhur permes revolucionit, e jo me zgjedhje te lira, te cilat u pranuan menjehere nga partite tanime opozitare, nuk i bene nder as vendit dhe as qeverise se tanishme. Per me teper, zgjedhja e ketij tubimi per te sulmuar mediat ne Kosove nga Neë Yorku, me siguri se e ka lene syhapur Sanchezin!”. – ka shkruar ai.

Ai ka treguar shembuj se si opozita dhe një pjesë e mediave spanjolle, për një kohë ia shqiptuan qëllimisht keq emrin kryeministrit Pedro Sanchez.

Kështu, Peci ka thënë se në vend që të kërkonte mbylljen e tyre, Sanchez e përqafoi këtë pseudonym dhe me këtë qasje, arriti të fitojë votues të rinj.

“Pse po e them kete? Opozita e djathte spanjolle dhe nje pjese e mediave per nje kohe mjaft te gjate e kane keqshqiptuar qellimisht emrin e kryeministrit Pedro Sanchez si “Perro Sanchez” – ne shqip “Qeni Sanchez”.

Ne vend se te kerkonte mbylljen e mediave dhe hapjen e lendeve ne gjykata, Kryeministri Sanchez e perqafoi kete pseudonim denigrues te opozites dhe mediave kundershtare, duke e be edhe nje meme “Perro Sanxe” apo Qeni Sanxe”. Me kete qasje ai arriti qe t’i beje per vete shumicen e votuesve te rinje spanjoll. Keshtu Sanchezi luftoi ne zgjedhet e pergjithshme ne vitin e kaluar, dhe u be perseri kryeminister, perkunder te gjitha gjasave per humbje! “

Në fund, ai ka ironizuar:

“Perndryshe, ne vijim te sukseseve ne politiken e jashtme, rekomandoj qe lobuesit ne Spanje t’ia rritni te ardhurat mujore ne 10,000 Euro”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit