12.7 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Peci pas fitores në Mitrovicë: Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie

- Advertisement -

Kandidati i LVV Guxo-s për Mitrovicën, Faton Peci, ka reaguar pas fitores në këtë komunë.

Peci u shpreh tejet i gëzuar pas këtij suksesi.

Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie.

“Nga sot, Mitrovica do të ketë qeverisje që dëgjon, që reagon dhe që mban fjalën. Buxheti i komunës do të kthehet në projekte konkrete, në infrastrukturë, arsim, shërbime cilësore dhe hapësira të denja për jetën e përditshme. Të rinjtë tanë duhet ta shohin të ardhmen e tyre këtu, në Mitrovicë”, ka shkruar Peci në Facebook transmeton Klankosova.tv.

“Mitrovica është qyteti i minatorëve – atyre që i dhanë shumë Kosovës. Çdo ditë e tyre fillon me urimin “Me fat”, dhe le të jetë pikërisht fati që do ta shoqëroj punën tonë të përbashkët për qytetin”, theksoi ai.

Faton Peci arriti fitore në rundin e dytë të balotazhit, përballë kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri.

Peci i mori 17 mijë e 837 vota, derisa Tahiri i mori 15 mijë e 522 vota.

 

Të ngjashme

Të fundit