26.1 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Peci paralajmëron: Nëse VV injoron vendimin e Kushtetueses, na mbetet veç t’i themi lamtumirë Kosovës

Analisti Lulzim Peci, ka thënë se shpresa e fundit e Kosovës mbetet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të merret deri më 8 gusht.
Ai ka paralajmëruar se nëse ky vendim nuk ndihmon në ngritjen e institucioneve ose nëse injorohet nga VV, atëherë nuk do të mbetet asgjë tjetër veçse të thuhet lamtumirë shtetit.
“Shpresa e fundit Kosovës i ka mbetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që duhet të merret më së largu deri më 8 gusht. Nëse edhe ky vendim nuk e trason rrugën për ndërtim të institucioneve, apo në rastin më të keq ai injorohet nga VV, nuk do të mbetet gjë tjetër, përpos me ia be lamtumirë shtetit tonë! Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjere mileti,” ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit