27.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Peci: Opozita po shkel Kushtetutën, nuk e di se cili do të jetë interpretimi i gjykatës pas 30 ditëve

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Faton Peci, pas dështimit të 46-të për konstituimin e Kuvendit, tha se debati parlamentar është i domosdoshëm, por duhet të paraprihet nga përmbushja e detyrimit kushtetues – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

“Pa votim dhe kryesi nuk mund të zhvillojmë asnjë debat të rregullt kushtetues. Deputetët që po bojkotojnë po shkelin Kushtetutën në çdo seancë,” u shpreh ai.

“Pas disa përpjekjeve mua ka filluar të më pëlqejnë partitë politike opozitare që po e dëshirojnë debatin, në sens fjala parlament rrjedh prej fjalës parlare, por megjithatë për të shkuar te një debat në aspektin ligjor edhe kushtetues ne duhet fillimisht të përmbushim detyrimin tonë kushtetues, që nënkupton konstituimin e Kuvendit. Në funksion të kësaj ka shumë çka për të diskutuar, shumë tema e seanca i duhen Kuvendit dhe Republikës sonë për të diskutuar një mori çështjesh dhe temash që presin zgjidhje dhe adresim adekuat, kështu që deputetët e partive politike që në vazhdimësi po bëjnë në çdo seancë shkelje kushtetuese duke mos marrë pjesë në procesin e votimit. Duhet të marrim hapin fillestar që të marrim pjesë në procesin e votimit në mënyrë që të kemi kryetarin e Kuvendit dhe kryesinë dhe pastaj të futemi në seanca ku diskutojmë”, deklaroi Peci.

Peci theksoi se mbetet e paqartë si do të interpretohet juridikisht afati 30-ditor nga seanca e parë e mbajtur më 15 prill dhe se presin sqarim nga Gjykata Kushtetuese.

“Vazhdon të jetë e paqartë, nuk është ende e saktë e definuar se çka nënkuptohet me 30-ditëshin prej përpjekjes së parë për konstituimin e Kuvendit, për faktin që dihet se seanca e parë për konstituim ka qenë më 15 prill, rrjedhimisht ai afat prej 30 ditësh është ezauruar qysh më datën 15 maj. Nuk e di se cili do të jetë interpretimi i Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit