Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 ka kritikuar opozitën për mungesë të artikulimit të sukseseve të saj të kaluara, duke theksuar se frika nga demonizimi dhe mospranimi i gabimeve kanë ndikuar në dobësimin e saj politik.
Sipas tij, fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021 nuk ishte e rastësishme, por rezultat i ndryshimeve në elektorat.
“Opozita nuk po është në gjendje me i artikulu sukseset e saj prej të kaluarës për frikës që do të demonizohet dhe kjo frikë është pafatësia e tyre me i pranu gabimet që i kanë bërë. Nëse i kishin pranu gabimet, do të ishin më të fortë dhe do ta kishin besimin më të madh. Fitorja e VV-së në 2021 nuk është ngjarje e rastit, ka të bëjë me ndryshimin e elektoratit. Është e udhës që opozita t’i pranojë gabimet”, tha Peci.






