16 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Peci njofton padi për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

- Advertisement -

Pas analizës së thelluar të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut dhe shqyrtimit të dëshmive për manipulime dhe ndikim kriminal në votën e qytetarëve, Faton Peci, kandidati për kryetar të Mitrovicës, ka njoftuar se do të dorëzojë padi penale ndaj disa personave për dyshimin e cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe falsifikimit të rezultateve të votimit.

Peci ka bërë të ditur se emrat të cilët ai do të iu bënë padi janë Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Valon Feka, Shkumbin Kajtazi dhe të tjerë, sipas nenit 210 dhe 216 të Kodit Penal të Kosovës.

Peci bën thirrje që institucionet e drejtësisë të trajtojnë me urgjencë dhe drejtësi këto raste dhe premton se gjatë ditëve në vijim do të paraqesë dëshmi dhe argumente të reja, të mbështetura në deklarime të qytetarëve dhe entiteteve të ndryshme.

Ai thekson se gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, disa media dhe individë të lidhur me grupe të jashtëligjshme kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara për të manipuluar vullnetin e qytetarëve përmes shpifjeve, linçimeve dhe publikimeve të “exit poll” të paligjshëm, të cilat nuk përputhen me rezultatin real të votimit.

Të ngjashme

Të fundit