9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Peci: Nëse nuk zgjedhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje – ky s’është kërcënim

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, temë kjo shumë e përfolur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe mundësisë për një tjetër proces zgjedhor në muajin mars.

Peci tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin ta zgjedhë presidentin e shtetit më 4 mars, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Kur u pyet nëse mund të quhet kërcënim kjo deklaratë e thënë edhe nga kolegët e tij të koalicionit, ai e kishte një përgjigje.

“Çështja e presidentit, ajo që dihet me saktësi, me datën 4 mars, në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e zgjedh presidentin/presidenten, vendi shkon në zgjedhje me automatizëm. Ky nuk është kërcënim, veç po konstatoj në aspektin kushtetues dhe ligjor. Nuk është kërcënim. Kuvendi i Kosovës duhet me zgjedh presidentin ma së largu me datën 4 mars. Në rast se më 5 mars, Kosova s’ka president të votuar në Kuvend, me automatizëm, shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme“ – tha Peci.

Megjithatë, Peci u shpreh se presidenti do të zgjedhet dhe skena politike do të arrijë ta zgjidh këtë krizë, siç e quajti ai.

“Unë personalisht besoj se kena me zgjedh këtë krizë, fort besoj. Unë vec e tregova atë që është sfidë për Kosovën. Ky është konstatimi, që duhet me qenë të gjithë të vullnetshëm me zgjedh presidentin.

Unë i kom pa disa përfaqësues të partive politike, prej LDK dhe AAK, që kanë me jep kontribut pas zgjedhejeve, mos me lanë Kosovën pa institucione. Politika pa bisedime nuk shkon hiç. Bisedime, negociata, kompromise“, tha ai i ftuar në DPT te Fidani në Klan Kosova.

Se a do të jetë Vjosa Osmani presidente, Peci tha se çështja është në duart e Osmanit dhe Kurtit.

“Çështja përcaktohet në takimin Vjosa – Albini dhe gjithçka qartësohet

Të ngjashme

Të fundit