Ish-ambasadroi Lulzim Peci e vlerësoi si të gabuar idenë se me masa policore mund të integrohet veriu i Kosovës.
“Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim, veriu do të integrohet në atë moment kur të fitohen mendjet edhe zemrat e popullatës serbe në atë pjesë të vendit”, tha ai “Click” në RTV21.
Peci u shpreh se një gjë e tillë mund të arrihet duke krijuar mirëbesim.
“Neve na duket kjo iluzionare, për duhet ta kuptojmë se ata qëndrojnë në mes të pritjeve të ambicieve që i kanë nga Serbia si shtet edhe realitetit të jetesës në Kosovën e pavarur”, tha ai.