Home Lajme Ekonomi Peci në Iowa prezanton Kosovën si histori suksesi në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur

Peci në Iowa prezanton Kosovën si histori suksesi në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur

0
Peci në Iowa prezanton Kosovën si histori suksesi në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Kosova është prezantuar si njëra ndër historitë e suksesit në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur në De Moine të Iowas në ShBA.

Peci tha se Kosova në këtë simpozium u paraqit në mesin e 21 shteteve nga e gjithë bota për mënyrën e realizimit të reformës, për rezultatet e deritanishme dhe adresimin e problemeve në bujqësi në kohë krize.

“Jam i lumtur dhe tejmase i nderuar që prezantova para personaliteteve të shquara botërore të sektorit të bujqësisë dhe ekspertëve të çështjeve lidhur me sigurinë ushqimore rrjedhën e aktiviteteve të ndërmarra krahas avancimit të sektorit të bujqësisë, avancimit të agjendës legjislative, ngritjes së kapaciteteve humane, forcimit të partneritetit dhe rritjen e besimit institucion-fermer si dhe rritjen e mbështetjes financiare karshi fermerëve”, shkroi Peci.

Tutje, ai tha se rritja e sipërfaqeve të mbjellura, rritja e mbështetjes financiare, sigurimet bujqësore dhe llogaridhënia u vlerësuan lartë nga të pranishmit,  përfshirë Departamentin për Bujqësi nga Washingtoni.

Exit mobile version