-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Peci në Bullgari: Le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të homologut të tij bullgar, Yavor Gechev, po merr pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.

Peci ka thënë se gjatë takimit me Gechev kanë diskutuar rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit.

“Me Ministrin Gechev diskutuam rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit si me vendet e rajonit ashtu edhe me Bullgarinë konkretisht për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Po ashtu, ministri Peci thotë se Gechev e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.

“Pas këtij takimi u pajtuam që ta zyrtarizojmë bashkëpunimin edhe përmes një Marrëveshje ndërshtetrore e cila do të pasojë në të ardhmen ku dhe e ftova Ministrin Gechev ta vizitojë Kosovën. Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, tha Peci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit