Partia Guxo sot po mbajti një takim me anëtaët dhe simpatizantët e saj. Në këtë takim po merr pjesë Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Në fjalën e tij para anëtarëve, Peci ka folur për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se bashkë me Vetëvendosjen kanë eleminuar skenarët për ndarjen e vendit.
“Me Vetëvendosjen na bashkoi Kosova, këtë mandat eleminuam rreziqet e mëdha, dhe do të jemi prap bashkë për të eleminuar rreziqet eventuale, bashkë me Vetëvendosjen eleminuam skenarët ogurzi për ndarjen e Kosovës.Kosova nuk ndahet, nuk coptohet, sepse te gjithë ne për Kosovën jemi të gatshëm të jemi Afrimi (Bunjaku)”, tha Peci.
Po ashtu Peci falënderoi Kurtin, ku tha se ka mbështetur çdo kërkesë të tij si ministër i Bujqësisë.