4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Peci: Më 28 shkurt hapet aplikimi për subvencione për fermerët

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se më 28 shkurt do të hapet aplikimi për pagesa direkte dhe subvencione për fermerët.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Peci ka deklaruar se udhëzimi administrativ për pagesat direkte për fermerët do të hyjë në fuqi më 28 shkurt.

“Një informacion tjetër është se të hënën kam nënshkruar udhëzimin administrativ dhe pas shtatë ditësh, më 28, hapet aplikimi për të gjithë fermerët për pagesat direkte dhe për subvencionet”, ka thënë Peci.

Në konferencën për media, ai ka njoftuar se e ka liruar nga detyra Enis Osmanin, këshilltarin e tij, të akuzuar për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit